JA CILA ËSHTË ERËZA ÇUDIBËRËSE ME PËRBËRËS SHËRUES

0
725

Ndoshta për shumicën e njerëzve shafrani i indisë tingëllon egzotike, por gjërat fillojnë të qartësohen kur shafrani i indisë lidhet me kariton si pjesë përbërëse e përbërjes komplekse prej erëze.

Si erëzë, shafrani i indisë me mijëra vite ka rol të rëndësishëm në kuzhinën Indiane dhe në Azinë Jugore, kurse kohën e fundi si erëzë gjendet edhe në kuzhinën tonë. Përveç si erëzë, për shafranin e indisë besohet se është një nga barnat më të fuqishëm natyror, kurse këto përbërës shërues i përshkruhen ose atribuohen substancës aktive e cila quhet kurkumin.

Ndikimet mjeksore njihen qysh herët dhe shafranit të indisë i janë atribuar shumë ndikime terapeutike për së- mundje të ndryshme. Studimet shkencore të kohës bashkohore vetëm i verifikuan përbërësit e tyre pozitiv dhe dëshmuan se është mrekulli e vërtetë e natyrës.

Ka shprehur ndikim të fuqishëm antioksidues, kundërndezës, antivirusal, antiobakterial, antikmikotik dhe antikancerogjen, të cilin ndikim shafrani i indisë në mënyrë efektive e dëshmoi në shërimin dhe prevenimin e diabetuit, artritit, alergjive, sëmundjeve malinje dhe të tjera kronike.

Shafrani i indisë është pranuar dhe dëshmuar si mjet tradicional për shërimin e sëmundjes së Alshajmerit.

ARSYET PËRSE DUHET TË PËRDORET MË SHUMË SHAFRANI I INDISË NË MENYN TONË TË PËRDITSHME Përveç  erëzës e cila ushqimeve tuaja ju jep shije dhe aromë specifike dhe karateristike, konsideroni edhe dobitë tjera: − bar natyror kundër dhimbjeve − bar kundër artritit − e përmirëson metabolizmin dhe tretjen e ushqimit − pengon dhe ngadalson rritjen e metastazës e shumë lloje të kancerit − ndihmon në shërimin e psoriazës dhe në ndezje tjera të lëkurës − në mënyrë natyrore pastron mëlçinë e zezë − bar i shkëlqyer kundër depresionit

KËSHILLË

Nëse në ndonjë përbërje të deklaruar të ndonjë produkti ushqim e vëreni shenjën Е100, mos u shqetsoni. Bëhet fjalë për shenjën për ngjyrën e verdhë natyrore nga shafrani i indisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here