Sëmundjet kronike të kanaleve të poshtme të frymëmarrjes – si të reduktohet paraqitja dhe si të përmirësohet gjendja e të sëmurëve

0
287

Sëmundjet kronike të kanaleve të poshtme të frymëmarrjes janë sëmundje të kanaleve të frymëmarrjes dhe strukturave tjera të mushkrive të bardha duke përfshirë asmtën dhe alergjitë respiratore, sëmundjen kronike obstruktive të mushkrive të bardha, sëmudnjet profesionale të mushkrive të bardha, etj.

Paraqitja e këtyre sëmundjeve rritet gjithkund në botë, sidomos te fëmijët dhe te pleqt dhe te individët me gjendje jo të mirë fizike.
Kohën e fundit, vazhdimisht rritet numri i njerëzve me sëmundje kronike të kanaleve të frymëmarrjes të shkaktuar nga reaksionet alergjike. Përqindja është marramendëse dhe ka tendencë të rritet, gjegjësisht, te 1/3 e njerëzve shfaqen sëmundje të ndryshme të shkaktuarës nga alergjitë dhe nga reaksionet ngusht të lidhura me alergjitë.
Faktorët kyç të cilët kontribojnë në shfaqen e këtyre dukurive janë produktet e përpunuara dhe rafineruar ushqimore, kimikalet të cilat çdo ditë përdoren nëpër shtëpitë tona, tymi i cigareve, fillimi i parakohshëm me një lloj të ushqimit te foshnjët, etj. Sëmundjet më të shpeshta shkaktarë të të cilave janë reaksionet alergjike janë:astma bronkiale, ftohja alergjike dhe puçrat e lëkurës,dmth., urtikari.
Astma është sëmundje kronike e cila karaterizohet me ndjeshmëri të madhe të bronkeve ndaj të ashtuquajturave alegji të cilat shkaktojnë reduktim të përshkueshmëris së oksigjenit nëpër të, bllokimin e kanaleve të frymëmarrjes që shkakton vështirësi në frymëmarrje.
Me ndryshimin e barnave të përshtatshëm, këto simptome zhduken. Ekzistojnë tre lloje të astmave:

Astma alergjike
Në bazë ose në themel të kësaj sëmundje qëndron reaksioni specifik alergjik i cili shkakton ndezje ose prezmatim. Reaksioni alergjik shkaktohet nga alergjenet e mjedisit. Ata mund të ndahen në tre kategori:
→   agjentët e ndezjes: pluhuri, poleni, infeksionet, mjedisi i punës, etj.
→   nxitësit: ndryshimet e motit, erat e forta, stresi, ajri i ftohtë etj.
→   të tjera: barnat, tymi i cigarave, ajri i ndotur, ushqimi, etj.
Grupi më i rrezikuar është ajo popullatë ku në punë ekspozohet ndaj disa faktorëve të lartëpërmendur. Për shembull, njerëzit të cilët punojnë në industrin e ngjyrave, në insutrinë e plastikës, faramacistët, etj.

Astma alergjike 
Shkaktohet si rezultat i faktorëve provokues në trup. Më shpesh bëhet fjalë për infeksione, disa sëmundje të organeve për tretje, dëmtime hormonale, stresi psikofizik, etj. Këto faktorë shkaktojnë shumë reaksione shumë të ngjajshme si ato të alergjive, por nuk lidhen me alergji konkrete.

Astma e kombinuar 
Paraqet kombinimin e dy tipeve të lartëpërmendura të astmës.
Simptomet e astmës mund të ndryshojnë nga më të lehta , të cilat nuk mund të vërehen shumë lehtë, e deri te simptmet e vështira të cilat e vështirësojnë jetën normale të pacientëve nëse nuk merren masat e duhura. Për këtë arsye, pacientët duhet të njoftohet me sëmundjen, t’i mësoj simptomet, rregullisht t’i merr barnat dhe të udhëzohet për diagnostikën e saktë. Kontrollimi duhet të kryehet nga ana e pulmologut/alergologut, ku do të vlerësohen të gjithë faktorët, si: predispozitën gjenetike, hiperaktivitetin bronkial të shkaktuar nga alergjitë e përshtatshme, alegro-testet, etj.

Atsma është sëmundje kronike dhe për këtë arsye zbatimi i barnave duhet të zgjat tërë jetën. Barnat të cilët shfrytëzohen synojnë ndikim të shpejtë dhe afatgjatë dhe ndikojnë në përmirësimin e frymëmarrjes me zgjerimin e bronkiteve, barnat kundër alergjisë dhe terapia tjetër plotësuese e cila do të përfitoj gjendjen e pacientit.

Roli i farmacistit gjatë kujdesit për të sëmurët e asmës
Për terapinë efektive,më e rëndësihme është edukimii të sëmurit. Pacientët duhet të dinë se si drejtë t’i pëtrdorin barnat e shkruar, në cilën periudhë dhe si tapërdorin inhalatorin (nëse rekomandohet). Për këtë arsye, farmacisti duhet në mënyrë demonstrative t’i tregoj pacientit si ta vendos inhilatorin, si ta hudh vëllimin e vdekur, si t’i konsumon barnat,cilat janë efektt anësore.Në rast të krizës, faramacistët duhet të udhëzoj pacientin se cilat janë simptomet, cilin barn duhet ta konsumon në atë moment dhe si ta përdor inhilatorin. Duke pasur parasyshë se kjo krizë mund të keqësoj jetën e pacientëve, janë dizajnuar të ashtuquajtur barna me ndikim të shpejtë në formë të sistemeve inhalatore të cilat menjëherë e mirësojnë frymëmarrjen.

Sëmundjet kronike të kanaleve të poshtme të frymëmarrjes – si të reduktohet paraqitja dhe si të përmirësohet gjendja e të sëmurëve
Farmaceftët patjetër të informojnë pacientët se cilat masa duhet të ndërmerren nëse merr dozë më të madhe ose nëse nuk e merr dozën e duhur. Duhet të vetëdisohet pacienti për dobinë e aktiviteti fizik. Mënyra më e mirë për lehtësimin e siptomit është evitimi i mjedisit ku ajëri është i lagësht. Poashtu, faramaceftët duhet të këshillojnë pacientin se cili ushqim duhet të shmanget. Asnjë nuk i kushton vëmendje shenjave ose shënimeve të produketev ushqimore. Farmacisti duhet t’i sqaroj pacientit se nëse në pakon e produktit ushqimor qëndron shenja Е me numrër pran (për shembull: Е 103, Е 505), kjo tregon praninë e aditiveve, të cilat mund të jenë alergji potenciale, të cilat mund të na shpien te keqësimi i gjendjes. Prandaj duhet të shmagen. Poashtu, duhet të parandalohet edhe ushqimi i cili përmban sasi të madhe të magnezit (fëstek, bajame), lakra, qumështi dhe produktet qumështore, luleshtrydhat, etj. Nëse pacientët informohen si duhet dhe ju përmbahen regjimeve të përshtatshme të ushqimit dhe aktivitetit fizik, kjo shumë do të përmirëson cilësinë e jetës dhe do të redukton paraqitjen e këtyre dukurive të sulmeve të astmës.

Cilat masa i ndërmerr shoqëria dhe individët për të reduktuar paraqitjen e sëmundjeve kronike në rrugët e poshtme të frymëmarrjes?
Sëmundjet kronike të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes shkaktojnë vdekje të parakohëshme dhe invaliditet. Poashtu kanë ndikim negativ ekonomik mbi fjamiljen, bashkësinë dhe shoqërinë, në përgjithsi. Çka mund të bëjmë lidhur me të?

Parandalimi i shfrytëzimit të duhanit
Parandalimi i kontaktit direk dhe indirekt me tymin e cigarave është me rëndësi primar jo vetëm për mushkri të bardha më të shëndosha, por poashtu edhe si masë preventive për të gjitha sëmundjet jo ngjitëse kronike: sëmundje kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Qëllimi i politikës për kontrollim të duhanit është të reduktohet edhe duhani është të reduktohet përdoprimi i duhanit dhe ekspozimi ndajk tymit të duhanit.

Shëndetin në vendin e punës
Zbulimi i hershëm i sëmundjes së mushkrive të bardha lidhur me ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikshëm në vendin e punës është me rëndësi vitale. Pasi të vërtetohet diagnoza, është e domosdoshme të shmanget ekspozimi i cili mund të ndikon negativisht mbi zhvillimin e sëmundjes.

Ushqyerja
Është vërjtur lidhshmëri mes sëmundjes kronike të kanaleve të frymëmarrjes dhe mënyrës së ushqyerjes. Trashësia, poashtu, lidhet me rrezikun e rritur të astmës dhe funksionin e reduktuar të mushkrive të bardha. Prandaj është e nevojshme respektimi i një regjimit të caktuar të ushqyerjes, si një nga masat për prevenimin e sëmundjeve kornike në rrugët e frymëmarrjes.

Cilësia e ajërit në mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm
Ka dëshmi për efektet e ekspozimit kronik ndaj pollutantëve të ajërit mbi zhvillimin dhe mirëmbatje e funksionit të mushkrive të bardha dhe keqësimit të simptomeve të astmës. Kongtrollimi i ekspozimi të këtyre ndotjeve mundësohet me kontrollimin e burimeve të emesioneve nga aparatet e amvisrisë, burimet e komunikacionit dhe ato të industrisë.

Mosha e re
Hulumtimt tregojnë se gjendjet shëndetsore e fëmijut në moshën një vjeçare ndikon në shëndetin e mëvonshëm frymëmarrës. Edhepse lidhja e saktë akoma nuk është e qartë, fëmijët të cilët kanë infeksion në rrugët e poshtme të frymëmarrjes në moshën një vjeçare ose të cilat kanë peshë të ulët trupore në moshën një vjeçare, kanë funksion të keq (dobët) të mushkrive të bardha dhe rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes në jetën e mëvonshme.
Duhanpirja te nënat gjatë kohës së shtatzanisë negativisht ndikon funksionin e mushkrive të bardha te fëmiju pas lindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here