Ushqimet antistres që këshillohet të perdorni!

0
235

Stresi është reagimi i trupit ndaj disa faktorëve të tillë si: jeta nën tension në punë apo në shtëpi. Në momentin në të cilen zhvillohet një proces i stresit janë të përfshirë të gjitha aparatet dhe organet për tu përshtatur me këtë lloj situate të re. Sistemi endokrin për shembull reagon duke rritur prodhimin e hormoneve të caktuara (adrenalina dhe noradrenaline, kortizoli, hormoni i rritjes dhe prolaktina). Hormonet e seksit, nga ana tjetër kanë tendencë të bien, ndërsa sheqeri në gjak kolesteroli dhe trigliceridet kane tendencë të rriten. Stresi mund të luftohet me disa mjete natyrore dhe homeopatike. Për shembull, sporti është ideal për të zvogëluar dhe për të parandaluar stresin. Megjithatë, edhe të ushqyerit luan një rol vendimtar.

  1. Brokoli ndihmon për të luftuar stresin dhe lodhjen për shkak të përmbajtjes te acid folik në këto perime.

Image result for brokoli

  1. Çokollata e zezë është e përkryer për të luftuar stresin. Është stimulator më i fuqishëm i endorfines dhe përmban mbi 300 artikuj emocionues.

Image result for cokollata e zeze

  1. Një filxhan çaj. Si në traditën e përsosur angleze çaj ndihmon për të luftuar stresin për shkak se lehtëson tensionin. Studiuesit britanikë kanë gjetur gjithashtu se çaji ul nivelet e kortizolit (hormon stresi).

Image result for filxhan caji

  1. Portokalle. Këto fruta agrume janë veçanërisht të pasura me vitaminë C, e cila në periudha stresi konsumohet shumë shpejt. Prandaj duhet të konsumoni më shumë fruta me përmbatje vit C, si kivi dhe luleshtrydhja.

Image result for portokall kivi dredheza

  1. Bananet. Janë burime të shkëlqyeshme të kaliumit, një mineral që ndihmon ne ruajtjen e lëngjeve të trupit ne ekuiliber dhe mban nënn kontroll presionin e gjakut .
  2. Uji. Deidratimi shkakton dhimbje koke, nervozizëm, letargji dhe lodhje.

Pra duhet të pini shumë ujë çdo ditë për të parandaluar shfaqjen e këtyre simptomave që nxisin dhe nxjerrin në pah stresin.

Related image

  1. Gjeli i detit përmban triptofanin, një nga substancat me efekte pozitive në humor.

Image result for gjeli i detit

  1. Fruta të thata, arra, bajame, lajthi dhe frutat e thata në përgjithësi janë të pasura në vitaminë (antioksidant), folate, magnez (relakson muskujt), fibra dietetike dhe acidet yndyrore esenciale. Në veçanti, arra përmban dhe triptofan.

Image result for fruta te thata

  1. Salmoni. Veçanërisht i pasur me omega 3, lehtëson prodhimin e serotoninës dhe ndihmon për të reduktuar kortisolin dhe adrenalinen (zakonisht shumë e lartë në individët e stresuar).

Image result for salmoni i pjekur

  1. Qumështi. Një filxhan qumësht (mundësisht i ngrohtë) favorizon gjumin , sepse peptidet që rrjedhin nga tretjet e tij luajnë një një rol qetësues.

Image result for qumeshti

  1. Makaronat dhe buka. Këto ushqime janë veçanërisht të pasura me karbohidrate qe ndikojne pozitivisht ne humorin.

Related image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here