Hamidi dhe Gjyzide Selmani, ja sa vite shërbyen bashkëshortët që ishin më shumë se vetëm mësues edukativo – arsimor

0
428

Të gjithë mësuesit që kanë zhvilluar procesin edukativo – arsimor në shkollën tonë e kanë kryer këtë detyrë me përkushtim dhe kanë dhënë gjithçka për t’ia arritur qëllimit në avancimin e procesit edukativo arsimor dhe shkollës shqipe në përgjithësi.

Fotografia e Fshati Zagraçan

Për këtë punë të tyre ish nxënësit e këtyre fshatrave shprehin mirënjohje dhe thonë fjalë miradie.

Esheref Hoxha ka sherbyer si mesues gjate viteve 1952/53 dhe 1953/54

Sidomos e çmojnë lartë punën e mësuesve si: Eshref Hoxhës, Refik Dautit dhe Ali Zhakut.

Ali Zhaku, ka sherbyer si mesues gjate viteve 1954 – 1951

Refik Dauti në fillim të vitit shkollor 1956/57 për shkaqe të natyrës politike dhe personale e ka lëshuar detyrën dhe ka ikur në Shqipëri.

Mesuesit Kaim Murtishi dhe Refik Dauti para godines shkollore ne Zagracan, viti 1956

Refiku zëvendësohet nga mësuesit bashkëshortë: Hamidi dhe Gjyzide Selmani, të cilët e ushtrojnë profesionin e mësuesit në Zagraçan dhe në Shum prej vitit shkollor 1956/57 e deri në vitin shkollor 1986/87, pra plot 30 vjet.

Këta nihen si mësues me një kohë zgjatje më të madhe në historinë e arsimit në shkollën fillore të këtyre fshatrava.

Para ardhjes së tyre si arsimtarë, pranë shkollës kishte vetëm gurë dhe ferra kraste.

Ata përveç punës së tyre edukativo – arsimor, ju rrekën punës për rregullimin e ambientit përreth shkollës.

Për disa vjet ata me ndihmën dhe angazhimin e drejtëpërdrejt të nxënësve dhe shërbëtorit të vyshëm të asaj kohe Baftiar Banushi, terenin përreth shkollës e shëndruan në një kopësht të vërtetë me lule shpata, trëndafilë, jargavanë dhe me ndonjë pemë frutore.

Këta arsimtarë gjatë tërë kohës organizonin manifestime të ndryshme kulturore me programe të lakmueshme dhe të larmishme (ekspozita me vizatime të nxënësve, grupi i këngëve dhe valleve, shfaqje me skeçe, pjesë të shkurtra dramatike me nënësit dhe rininë, etj).

Me programet e tyre merrnin pjesë jo vetëm në fshat por edhe në garat revilae që atë botë mbaheshin.

Në stinën e dimrit, Hamidiu ua mësonte nxënësve dhe rinistëve hapat e para të skijimit, kurse Gjyzidja me të rejat dhe gratë e fshatit mbante kurse amvisërije që atë botë organizoheshin nga Aktivi i gruas dhe kurset e ndihmës së parë nga Kryqi i kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here