Lajme te keqija per Zidane para ndeshjes kethyese kunder PSG

0
241

Dëmtimi i Toni Kroos, i cili do të jetë dy ose tre javë pushim, mund të japë impakt direkt në njëmbëdhjetëshen e Zidane për ndeshjen 6 marsit në “Parc des Princes”, ndeshja e kthimit për raundin e 1/8-ave të Champions League.

Image result for PSG real madrid

Edhe pse duket se gjermani do të arrijë formën në kohë për të qenë pjesë e formacionit kundër PSG, Zidane ka nisur të mendojë për disa alternativa për të zëvendësuar numrin 8 të Los Blancos.

Image result for zidane

Lojtar për lojtar: Kovacic – Opsioni më i pëlqyer, i cili në fakt duket se do të jetë si bast në duelin e së dielës kundër Betis, mund të jetë Mateo Kovacic që do të zëvendësojë vendin e Kroos. Ky opsion do të lejonte që Isco të luante në rolin e mesfushorit organizator, ose me BBC në sulm. Kroati mund të vendoset në të majtë dhe do të formojë palën mbrojtëse dhe sulmuese me Marcelo-n.

Image result for kovacic

Isco dhe BBC – Nëse Zidane vendos të vazhdojë bastin në bërthamën e tij të fortë, alternativa është përfshirja e Isco-s në një mesfushë të përbërë nga tre lojtarë (me Modric dhe Casemiro) dhe, në sulm rikthen BBC, që u sakrifikua në ndeshjen e së mërkurës kundër PSG. Mund të jetë një zgjidhje shumë e rrezikshme nëse marrim parasysh se Madrid-i duhet të aplikojë mbrojtjen në Paris kundër sulmeve të parashikueshme të skuadrës së Unai Emery.

Image result for isco

Asensio, Lucas dhe 4-4-2 – Kështu përfundoi dueli të mërkurën kundër PSG-sënë ato minuta finale në të cilat Madrid-i arriti fitore kundër francezëve. Me Modric dhe Casemiro në qendër të mesfushës, Lucas do të jetë i vendosur në të djathtë, Asensio në të majtë dhe përpara do të jenë dy “pyka” (Ronaldo dhe Bale ose Benzema). Mund të jetë zgjidhja më e balancuar dhe siguron më shumë punë në mbrojtje. /EDS/

Image result for asensio and Lucas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here