Ndryshime rrënjësore në formacionin e Barcelonës për ndeshjen me Girona, shikoni se kush pritet të luaj!!!

0
367

Ndryshime rrënjësore në formacionin e Barcelonës për ndeshjen me Girona, shikoni se kush pritet të luaj!!!

Lideri i LaLigës, Barcelona pret në Camp Nou, vendin e 8-të në renditje, skuadrën tjetër katalanase Girona të Shtunën mbrëma.

Barcelona mbanë pozitën e parë me 62 pikë mbas 24 javëve, shtatë më shumë se vendi i dytë Atletico Madrid dhe 14 më shumë se rivalët e Real Madrid i cili mbanë pozitën e tretë.

Barcelona në këtë ndeshje vinë nga barazimi 1-1 kundër Chelsea në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Për ndeshjen me Girona, Gerard Pique duket se do të pushojë pasi që mbas përfundimit të ndeshjes me Chelsea ndjeu dhembje në kofshë.

Ernesto Valverde për këtë ndeshje, me shumë mundësi do të aplikojë formacionin 4-4-2.

Në portë do të jetë si çdo herë Marc-Andre ter Stegen.

Në të djathtë të mbrojtjes pritet të startojë Sergi Roberto kurse në të majtë Jordi Alba.

Qendra e mbrojtjes, në mungesë të Pique mund të përbëhet nga kolumbiani Yerry Mina dhe francezi Samuel Umtiti.

Në qendër të mesfushës pritet të startojë Ivan Rakitić dhe Sergio Busquets, kurse më të avancuar nga krahët më në fund mund të luajnë bashjë Phillipe Coutinho dhe Ousmane Dembélé.

Sulmi pritet të përbëhet nga lojtari më i mirë i botës Lionel Messi dhe uruguajani Luis Suarez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here