Ja se kur do t’i rifillojë ndeshje KF LIRIA në Ligën Komunale të Strugës

0
282

Ja se kur do t’i rifillojë ndeshje KF LIRIA në Ligën Komunale të Strugës

KF Liria edhe këtë sezon garonë në Ligën Komunale të Strugës, Aty ku në fazën e parë tregojë një formë të shkëlqyer duke fituar në 6 ndeshje dhe duke e mbajtur pozitën e parë me 18 pikë të grumbulluara.

Serinë e fitoreve skuadra jonë e fillojë me një kundërshtar direkt siç është KF Belica, ndeshje e dominuar krejtësisht nga tanët gjë që tregonë edhe rezultati I ndeshjesh, 4-1 në të mirë të skuadrës sonë.

Kundër Llozhanit fituam me një rezultat minimal 0-1 në Llozhan, kundër Vranishtës 2-1, kundër Drasllajcës 8-1, ndërsa kundër Isrës nga Morovishta dhe Mornarit të Radozhdës I morëm tre pikë në tavolinë.

Koroshishta edhe pse u regjistrua në këtë sezon, në fund ata u tërhoqën nga gara.

Siç e thamë, skuadra jonë mbanë pozitën e parë në renditje me 18 pikë, e ndjekur nga Belica dhe Llozhani me nga 13.

KF Liria ka arritur që të shënojë 21 gola dhe të pranojë vetëm 3, me një golevarazh +18 golave si askush tjetër në këtë ligë.

Shënuesi më i mirë për skuadrën tonë është Betim Etemi me 4 gola, i ndjekur nga Jetmir Mimini me 3 gola, Fatjon Shaqiri 2 gola dhe nga një gol kanë shënuar: Agron Shemshedini, Besmir Dema, Fatmir Dauti, Belul Imeri, Valdrin Zhaku dhe Durim Emini.

Ndeshjet e fazës së dytë filojnë më 1 Prill, ku KF Liria do të luaj një super ndeshje kundër Belicës.

Ndeshja e fundit do të jetë më 15 Maj, dhe KF Liria do ta mbylli në shtëpi kundër Mornarit të Radozhdës.

Ndeshjet e Play-off-it do të zhvillohen më 20 Maj – Gjysëmfinalja dhe 23 Maj Finalja.

Fituesi i finales do të kualifikohet direkt për në Ligën e tretë Jugperëndimore të Maqedonisë.

Formacioni baze nga faza e pare:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here