KF LIRIA vazhdonë serinë e fitoreve!

0
284

KF LIRIA duket se nuk ka të ndalur këtë sezon në Ligën Komunale të Strugës, ku në  shtatë ndeshje që ka zhvilluar ka po aq fitore.

LIRIA arrin të fitojë edhe sotë, në xhiron e tetë të kampionatit, kundër një kundërshtari direkt siç është KF Belica.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Vllaznimit skuadra jonë arriti që të marrë tre pikë të plota, duke fituar me rezultatin 1-2.

Për skuadrën tonë në këtë takim u aktivizuan: Fitim Dalipi në portë; Agron Shemshedini, Etem Etemi, Andi Asani dhe Belul Ymeri në mbrojtje; Madrid Dauti, Fatmir Dauti dhe Driton Ajro në mesfushë, kurse në sulm u aktivizuan Fatjon Shaqiri dhe Jetmir Mimini nga krahët dhe Betim Etemi në qendër të sulmit.

Pjesa e parë foli gjithçka për skuadrën tonë ku, në minutën e 32 të ndeshjes, ishte Fatjon Shaqiri ai që na kalojë në avantazh.

Jetmir Mimini dyfishonë avantazhin për 0-2 në minutën e 42 të ndeshjes. Me këtë rezultat përfundoj dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, duke parë dhe rezultatin favorizues, skuadra jonë duket se e la pakë ndeshjen dhe kjo rezultoj edhe me akordinim e dy penalltive për vendasit, njërin prej të cilëve e pret portjeri jonë Fitim Dalipo, por të dytin Belica e realizonë.

Me rezultat 1-2 për skuadrën tonë përfundonë kjo ndeshje.

Me fitoren e arritur kundër Belicës, skuadra jonë e përforconë edhe më shumë kreun, duke grumbulluar tani 21 pikë, 8 më shumë se Belica dhe Llozhani e cila ishte e lirë këtë javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here