Pas 32 viteve pritje, Young Boys Bern merr titullin e kampionit në Zvicër

0
129

Skuadra nga kryeqyteti zviceran Bern, Young Boys më në fund ka ndalur dominimin e Baselit në Zvicër.

Baseli kishte marrë titullin e kampionit në Zvicër tetë vite radhazi duke qenë pa konkurrencë.

Këtë edicion, Young Boys ishte skuadër shumë më e mirë duke marrë deri më tani 23 fitore, gjashtë barazime dhe tri disfata.

Katër javë para fundit të kampionatit, verdhezinjtë festuan titullin e kampionit pas fitores dramatike ndaj Luzernit 2-1.

Në stadium ishin mbledhur 31 mijë tifoz por Luzerni i befasoi duke kaluar në epërsi me golin e Schneuwly.

Guillerme Hoarau barazoi nga penalltia, ndërsa Luzerni humbi penalltinë në minutën e 76-të me Gvilian.

Golin e fitores dhe të titullit Young Boysit ia solli sulmuesi kamerunas Nsame një minutë para fundit të ndeshjes.

Me të përfunduar takimi tifozët vërshuan fushën dhe festuan si të çmendur titullin e kampionit.

Ky titull për Young Boysin ishte i 12-ti në histori të klubit, ndërsa ka ardhur pas 32 viteve pritje.

Përveç titullit të kampionit, YB mund ta fitojë edhe Kupën e shtetit pasi është në finale me Zurichun.

Telegrafi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here